Osmani për Albright: Ajo ishte zëri ynë kur nuk kishim zë

Aktuale

Osmani për Albright: Ajo ishte zëri ynë kur nuk kishim zë

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 11:36
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka folur për ish-sekretare amerikane, Madeleine Albright dhe rëndësinë e saj për vendin tonë.

Ajo u shpreh se Albright mbetet figurë historike për vendin tonë dhe se është frymëzim për ne.

”Kemi menduar që Albright do të jetë folësja kryesore në këtë forum, kur e kemi planifikuar para shumë muajt, por fatkeqësisht ajo ndërroi jetë. Albrigjt do të mbetët figurë historike për këtë vend, për kontributin që e ka dhënë për siguri, paqen dhe lirinë. Ne që kemi pasur mundësi ta takojmë ajo mbetët më shumë se një figurë e rëndësishme historike, ajo ishte frymëzim, ishte zëri ynë kur nuk kishim zë”, tha Osmani.

Tutje, presidentja u shpreh se Albright luftoi për të drejtat e grave dhe për vendosjen e tyre në qendër të politikbërjes.

“Ajo luftoi për të drejtat e grave dhe për vendosjen e grave në qendër të politikbërjes, si sekretare  parë grua e Amerikës, kur mori këtë post donte të luftonte për drejtat e grave dhe tha se e bënte këtë jo vetëm se ishte feministe, por se besonte se shoqëritë janë më mirë kur gratë janë në pozita të vendimarrjes”, u shpreh tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat