Dogana në aksion/ Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

Aktuale

Dogana në aksion/ Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 15:53
Foto të mallrava

Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Hani i Elezit, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kriminalitetit ndërkufitar, me theks të veçantë të kontrabandës, kanë intensifikuar patrullimet dhe operacionet policore në teren.

Kështu, më 22.10.2022 rreth orës 08:20 njësia policore patrulluese në fshatin Seqishtë-Hani i Elezit, ka ndaluar një automjet me targa vendore - poste të shpejtë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ku janë hasur mallra që dyshohet të jenë kontrabanduar.

Gjatë kontrollit janë gjetur: tekstil, këpucë, pajisje elektronike etj. Me urdhër të prokurorit kujdestar, iniciohet rasti ‘kontrabandim me mallra’,malli konfiskohet dhe i dorëzohet pikës doganore, ndërsa personi i dyshuar lirohet ne procedurë të rregullt.

Rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje dhe Dogana e Kosovës.

Image
Foto të mallrava
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat