Kamberi thirrje qytetarëve të Luginës për regjistrim: Jemi në fazën finale

Aktuale

Kamberi thirrje qytetarëve të Luginës për regjistrim: Jemi në fazën finale

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 19:42
Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka bërë thirrje qytetarëve të Luginës së Preshevës që të regjistrohen.

Kamberi ka shkruar se tashmë janë në fazën finale të regjistrimeve.

“Tani jemi në fazën finale. Prandaj ka nevojë për energji shtesë e vazhdimësi të vullnetit për t'a regjistruar e për t'u regjistruar çdo qytetarë. Inkurajojë regjistruesit të vazhdojnë me intensitetin e lartë të punës, ndërsa qytetarët që të vazhdojnë të regjistrohen. Të gjithë. Deri tek qytetari i fundit shqiptar”, ka shkruar Kamberi.

Forumi per Paqe / Gozhdohet Presidentja Osmani: Në Forumin për Gratë dhe Paqen ftoi shumë burra, por jo luftëtaret e UÇK-së

Ai tutje ka thënë se i gjithë ky proces është i rëndësishme dhe prandaj i ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë këtë intensitet e këtë punë të filluar mirë.

“Të gjithë bashkë. Të regjistrohemi. Të dëshmojmë sa jemi e të tregojmë se jemi shumicë”, ka përfunduar Kamberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat