Mrika Limani Myrtaj zgjedhet nënkryetare e dytë e VV-së, në vend të Fatmire Mulhaxha-Kollçakut

Aktuale

Mrika Limani Myrtaj zgjedhet nënkryetare e dytë e VV-së, në vend të Fatmire Mulhaxha-Kollçakut

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 18:51
Mrika Limani Myrtaj- Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur sot Kryesinë e re që do të drejtojë organizatën për katër vitet e ardhshme.

Ndërsa Kurti do ta drejtojë VV-në edhe për katër vite, njeriu i dytë edhe zyrtarisht në parti bëhet Glauk Konjufca që është zgjedhur nënkryetar i parë i partisë.

Por ndryshime ka në pozitën e nënkryetarit/es të dytë, ku nuk do të jetë më Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, por këtë pozitë do ta mbajë Mrika Limani Myrtaj.

Ndryshime ka edhe te pozita e seretarit organizativ.

Alim Rama ish anëtar i këtij subjekti në KQZ është zgjedhur sekretar organizativ i kësaj partie, në vend të Vlora Haxhimehmedi, e cila kishte pasuar Dardan Molliqajn që mbante këtë pozitë sa ishte pjesë e Vetëvendosjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat