Sali Zyba tregon pse nuk është pjesë e kryesisë së re të Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale

Sali Zyba tregon pse nuk është pjesë e kryesisë së re të Lëvizjes Vetëvendosje

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 15:57
Sali Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, nuk është pjesë e kryesisë së re të kësaj partie.

Ai tha se ka vendosur që të mos kandidoj për të qenë pjesë e kryesisë së re, duke theksuar se në Lëvizjen Vetëvendosje ka dhënë kontribute tjera.

“Unë në mandatin paraprak nuk kam qenë pjesë e kryesisë, pjesë e kryesisë kam qenë në mandatin e parë, por kontributi i jem në zgjedhje dhe në vazhdim do të jetë  jo veç i pamohueshëm,  por edhe me obligimet që janë jo vetëm statusore por edhe kombëtare.

Konsideroj se kontributi jonë është me vlera të shumanshme  dhe nuk iu kam futë garës dhe nuk e kam pas ketë qëllim dhe angazhim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat