Samiti për Ballkanin Perëndimor mbledh shumë personalitete në Prishtinë

Aktuale

Samiti për Ballkanin Perëndimor mbledh shumë personalitete në Prishtinë

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Agresioni rus ndaj Ukrainës, mungesa e energjisë dhe mallrave dhe rritja e çmimeve, po e çojnë botën drejt një krize të shumanshme.

Njerëzimi po lëviz në ujëra të pa eksploruara. Në të njëjtën kohë, ka një diskutim domethënës për përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe digjital dhe për forcimin e unitetit të Evropës kundër këtyre sfidave.

A do të jetë Evropa në rrugën e duhur pavarësisht nga pengesat?

Këto janë temat që do të diskutohen të martën në “Samitin e Ballkanit Perëndimor  2022”, që mbahet në Prishtinë, nën organizimin e gazetës britanike, The Economist dhe në bashkëpunim me Zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, raporton RTKlive.

Këtë vit, për të diskutuar, do të jenë  zyrtarë të rangut të lartë nga BE-ja dhe SHBA-ja, krerët e shteteve nga rajoni, institucionet ndërkombëtare, liderët e biznesit dhe financave, akademikët të cilët do të ndajnë njohuritë e tyre mbi strategjitë e reja për të trajtuar krizën aktuale dhe për të rritur rritjen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon dhe më gjerë.

Bazuar në agjendën e publikuar nga organizatorët, samiti do fillojë në orën 09:00 për të përfunduar në orën 19:00.

Mes pjesëmarrësve, përveç kryeministrit Albin Kurti, do të jenë edhe redaktorët të The Economist, ish kryeministri i Greqisë, Papandreou,  ambasadori amerikan në Kosovë, Hovenier, emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Peach, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Gërvalla-Schëarz, ish ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Ben Ami, si dhe shumë zyrtarë e ish zyrtarë të lartë nga Kosova, vendet e Ballkanit, e SHBA-ja, studiues, profesorë e personalitete të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat