Presidentja e Kosovës pritet ta vizitojë Preshevën

Aktuale

Presidentja e Kosovës pritet ta vizitojë Preshevën

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 21:37
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke planifikuar një vizitë në Luginën e Preshevës. Ajo madje ka bërë plane për vizitën historike e cila ende nuk dihet se kur do të ndodhë.

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka folur për këtë vizitë, organizimi i së cilës, sipas tij është në proces.

Ai është pyetur nëse e ka ftuar Osmanin për vizitë në Preshevë. Arifi ka folur ftesën por edhe planin që ka presidentja e Kosovës për t’i vizituar shqiptarët në Kosovën lindore.

“Po e kam ftuar. Ajo e ka në plan me ardhen, mirëpo edhe ta koordinojmë. Gjithçka është okej…”, ka thënë Arifi në Frontal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat