A duhet të pranojë Kosova një marrëveshje pa njohje reciproke? Flet Ischinger

Aktuale

A duhet të pranojë Kosova një marrëveshje pa njohje reciproke? Flet Ischinger

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 22:00
Albin Kurti dhe Aleksander Vuciq

Wlfgang Ischinger në një intervistë për Pressing  ka folur për modelin e dy Gjermanive dhe për atë nëse paraqet problem fakti që një ide e tillë s’përfshinë njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se sigurisht që vizioni i Kosovës duhet të jetë njohja na pesëshja e BE-së dhe në fund njohja nga Serbia. Megjithatë thotë se duhet të shtrohet pyetja nëse një synim i tillë mund të arrihet.

Ischinger thotë se si një diplomat me përvojë, nëse do ta dinte që s’do të mund të arrije të realizojë listën e plotë të gjërave që dëshiron, atëherë të paktën do të ndermerrte hapa të janë të rëndësishëm për arritjen e një synimi të tillë. Ischinger thotë se lobon për qasjen hap pas hapi, derisa thotë se e kupton edhe mosdurimin e kosovarëve meqë janë duke pritur për 14 vite.

“Unë sigurisht mendoj që vizioni dhe dëshira e Kosovës ka nevojë të jetë njohja e plotë nga pesëshja brenda BE-së dhe sigurisht nga Serbia. Ky duhet të jetë synimi. Por pyetja është nëse synimi mund të arrihet, nëse hapat e përkohshëm janë ndërmarrë në një moment kur ne ende s’mund të arrijmë synimin finale. Si një diplomat me përvojë dhe praktik, do të thosha se nëse do ta dija se s’do të mund të arrija listën e plotë të gjërave që dëshiroj, të paktën të marr hapa të rëndësishëm në këtë drejtim dhe të shfrytëzoj dinamikën të ndërmarr hapin tjetër. Unë gjithmonë do të loboja për qasjen hap pas hapi. Por gjithashtu e kuptoj mosdurimin e shumë miqve të mi këtu në Kosovë sepse ata janë duke pritur tash e 14 vite”, ka thënë Ischinger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat