Kurti “godet” Serbinë nga Samiti i Ballkanit Perëndimor, ja çka paralajmëron

Aktuale

Kurti “godet” Serbinë nga Samiti i Ballkanit Perëndimor, ja çka paralajmëron

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 08:16 Përditësuar në ora: 11:19 më 25.10.2022
Qeveria e Kosovës

Hovenier: Kosova duhet të jetë në NATO

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova duhet të jetë në NATO, sipas tij, kjo është njëri prej prioriteteve të tyre.

Ai, në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, ka deklaruar se anëtarësimi i FSK-së në NATO do punë.

“E mbështesim Kosovën që të marr vendin e vet në strukturat dhe kombet euroatlantike. Kjo kërkon punë të madhe për dialogun e ndihmuar nga BE-ja sepse kjo mendojmë që është rruga për ta arritur atë qëllim”, ka thënë Hovenier.

“ShBA-të dëshirojnë që Froca e Sigurisë së Kosovës që të përmbush mandatin e saj për të qenë një forcë ndërvepruese me NATO-n. Kosova duhet të jetë në NATO, kjo është një prej mënyrave si ta arrijë atë, që ajo ta marrë vendin e vet”, ka thënë Hovenier.

​Schulz:Evropa duhet t’i japë një përgjigje Bashkimit Evropian

Ish-kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz në Samitin e Ballkanit Perëndimor, tha se në këtë botë multipolare, Evropa duhet t’i japë një përgjigje Bashkimit Evropian.

“Për çdo gjë është e përqarë, për çdo gjë në tavolinë është e përqarë dhe kjo është katastrofale sepse pjesët e tjera të kësaj bote janë shumë më të vendosura dhe polare në drejtimet e tyre”, tha ai.

Për Schulz Bashkimi Evropian po dështon në reagim ndaj sfidave që po jetojmë dhe sipas tij më shumë se kurrë tani BE-ja duhet të përmbush zotimet e saj.

​Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Demokracia dhe progresi ekonomik shkojnë krah për krahu me qeverisjen tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në hapjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans Summit 2022’’, tha se qeverisja e tij ka treguar se demokracia dhe progresi ekonomik shkojnë krah për krahu dhe esenciale është parimi i së drejtës.

“Me qeverisjen tonë Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt një ideje të tillë. Prej se e kemi marrë mandatin autoritet ligjzbatuese kanë marrë 800 aksione ligjzbatuese duke përfshirë arrestimin e mbi 2 mijë personave, kanë konfiskuar 1.8 milionë tonë drogë, 75 villa të sekuestruara, lista e pronarëve ishte tronditëse. Por, jo befasuese biznesmenë, gjyqtarë, epokës e korrupsionit në shtet po i vie fundi. Investimet direkte të huaja janë rritur për mbi 40% pa ndryshuar asnjë politikë fiskale kemi krijuar mbi 25 mijë vende të reja të punës”, tha ai.

Ai tha se reformat ekonomike që kanë ndërmarrë kanë ndikuar në rritjen e investitorëve strategjikë pasi e dinë që nuk do të kenë nevojë për të korruptuar zyrtarë dhe po ashtu edhe bizneset po paguajnë më shumë tatimet sepse e dinë që paratë nuk do t’u keqpërdoren.

Kryeministri i Kosovës po ashtu tha se Kosova po lufton një betejë të ashpër kundër kërcënimeve siç janë furnizimi me energji elektrike dhe rritje të çmimeve.

Sipas tij kriza është më e madhe për qytetarët e Kosovës për shkak të mosmenaxhimit të mirë nga qeveritë e kaluara.

“Edhe pse ka kriza të ndryshme Kosova mund të ofrojë model se si demokracia funskionale mundet me sukses te menaxhoj një krizë për qytetarët. Kosova po lufton një betejë të ashpër kundër cënimeve më të mëdha furnizimi i energjisë qe është tkurrur shumë por edhe çmimet e rritura për shkak të mos veprimeve të qeverive të kaluar këto kriza po i prekin më shumë qytetarët e Kosovës sesa vendet tjera. Kanë munguar investimet në ripërtërimin e termocentraleve. Ka pasur mungesë të mbështetjes për prodhimtarinë vendore që i ka bërë qytetarët tanë të cënueshëm. Përballë këtyre sfidave të qeverisë, ka pas dy objektiva ajo afatshkurtë ku qytetarët të mbrohen nga ato goditje nga jashtë dhe ne jemi duke zbatuar një pako për subvencionimin e energjisë”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit Kosovar në Samitin e Hapur ka folur edhe për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e Serbisë.

Ai tha se Kosova ka vendosur sanksione karshi Rusisë.

Ambasadori Hovenier: Prioritetet e SHBA-së duhet të jenë edhe të BE-së për Ballkanin Perëndimor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se prioritetet e tij dhe shtetit që përfaqëson janë që të ketë paqe, siguri dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor.

Ai, në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se këto elemente që janë primare për ShBA-në duhet të jenë edhe për shtetet e Bashkimit Evropian.

“Duam që t’i mbështesim dhe t’i shtyjmë përpara vendet e Ballkanit Perëndimor drejtë integrimeve evropiane. Duhet të punojmë që ta dërgojmë para këtë rajon edhe në integrimin më të madh ekonomik”, ka thënë Hovenier.

Ambasadori amerikan ka bërë thirrje që të përfundojnë edhe proceset drejt NATO-s për këto shtete.

Kurti flet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor: Lista e pronarëve të vilave në Brezovicë, ishte tronditëse

Kryeministri, Albin Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, ka deklaruar se epokës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Kosovë është duke i ardhur fundi.

Ai foli edhe për punën e qeverisë gjatë 1 vit e gjysmë, duke treguar edhe të arriturat.

Kurti përmendi edhe aksionin e prokurorisë në Brezovicë, sipas tij lista e pronarëve të vilave në Brezovicë ishte tronditëse, por jo befasuese.

“Me demokraci nënkuptojmë krijimin e shteteve funksionale. Qeveria jonë e ka marr mandatin para dy vitesh dhe esenciale për demokracinë është sundimi i rendit dhe ligjit. Me Qeverinë tonë Republika ka bërë përparime shumë, jemi ngritur në indeksin e luftës kundër korrupsionit”, tha Kurti teksa përmendi edhe aksionin e prokurorisë në Brezovicë.

“Autoritetet ligj zbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publikë e shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve ishte tronditëse por jo befasuese – gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”, tha Kurti.

Kurti: Epokës së korrupsionit në Kosovë po i vjen fundi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se epokës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Kosovë është duke i ardhur fundi.

Ai në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë foli edhe për punën e qeverisë gjatë 1 vit e gjysmë, duke treguar edhe të arriturat.

“Ligjet duke qenë të aprovuara nga përfaqësuesit e zgjedhur janë përgjigja përfundimtare e vullnetit të zgjedhur, kështu një shtet vërtetë demokratik duhet të sigurojë që ligjet të zbatohet nga të gjithë nga të pasurit, të varfërit…”.

“Me qeverinë tonë Republika e Kosovës ka bërë hapa të mëdhenj drejtë një ideje të tillë. Në vitin e kaluar jemi përmirësuar për 17 vende në indeksin e “Transparency International” dhe në indeksin e korrupsionit dhe lirisë së shtypit”.

“Autoritetet ligjzbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publik e shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve. Ishte tronditëse por jo befasuese – gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”, tha Kurti.

Kurti: Serbia i ka mbyllur sytë para agresionit rus

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në hapje të Samitit rajonal të Ballkanit për sigurinë, ekonominë dhe paqen që po mbahet në Prishtinë, organizuar nga The Economist

Kurti para të pranishmëve foli për luftimin e korrupsionit në Kosovë, ku përmendi rastin Brezovica.

‘Gjyqtarë, biznismen, politikanë e të afërm të tyre ishin të përfshirë në këtë rast, ku u sukesuestruan shumë objekte të ndërtuara në atë zonë. Epoka e korrupsionit në shtet dhe mos ndëshkueshmëria e saj po i vie fundi’, tha Kurti.

Ai shtoi se reformat demokratike kanë ndihmuar që të shtyhet përpara progresi ekonomik në vend.

Kryeministri foli edhe për ndihmat që Qeveria e Kosovës i ka dhënë qytetarëve lidhur me përballjen me inflacionin që ka prekur botën.

Duke folur për luftën në Ukrainë, kryeministri Kurti përmendi edhe lidhjen e Serbisë me Rusinë, duke thënë se nëse Serbia do të ishte një demokraci e vërtetë, nuk do të ishte kërcënim i madh i paqes në rajonin tonë.

‘Serbia ka mbyllur sytë ndaj agresionit rus. Presidenti i Serbisë nuk ka shfaqur asnjë lloj problemi në kuptimin e nënshkrimit të marrëveshjeve me aleatin e tij rus’, ka thënë Kurti. 

Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor në Prishtinë, flitet për mungesën e energjisë

Këtë të marte të 25 tetorit në Prishtinë do të mbahet “Samiti i Ballkanit Perëndimor 2022”, organizim i The Economist, në bashkëpunim me zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Temat e diskutimit do të jenë pushtimi rus i Ukrainës, mungesa e energjisë dhe mallrave dhe rritja e çmimeve po e çojnë botën drejt një krize të shumanshme.

Në këtë samit do të marrin pjesë krerët e shteteve nga rajoni, liderët e biznesit dhe financave dhe akademikët të cilët do të ndajnë njohuritë e tyre mbi strategjitë e reja për të trajtuar krizën aktuale dhe për të rritur stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon dhe më gjerë.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një rol unik për të luajtur kundër këtij mjedisi. Ideja se pa Ballkanin Perëndimor, Evropa nuk mund të jetë vërtet e bashkuar, gjithëpërfshirëse dhe politikisht efektive po fiton terren”, thuhet në njoftim për media të këtij samiti.

“Rajoni ka një rol kritik për të luajtur në nxitjen e paqes, bashkëpunimit dhe unitetit përmes diversitetit për Evropën. Megjithatë, për të përfituar nga ky rol, vendet e rajonit do të duhet të zgjidhin konfliktet rajonale dhe të lehtësojnë reformat që zvogëlojnë hendekun me pjesën më të zhvilluar të Evropës”.

Sipas agjendës së samitit, në ora 9:00 do të flas kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrat Donika Gërvalla, Artane Rizvanolli dhe Hekuran Murati.

Më pas flasin edhe ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe ish-presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz.

Një fjalim do ta mbaj edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, por edhe Sir Stuart Peach, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Pos këtyre, do të flasin edhe personalitete të njohura nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.

Ndërkaq samiti do të mbyllet në ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat