Krasniqi zbulon se çfarë i kishte thënë Ilir Konushefci pas rënies së Adrianit: Ja kam me vdek, ja kam..

Aktuale

Krasniqi zbulon se çfarë i kishte thënë Ilir Konushefci pas rënies së Adrianit: Ja kam me vdek, ja kam..

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 08:12
Ilir Krasniqi

Ilir Krasniqi, vëllai i Heroit të Kosovës, Adrian Krasniqi duke folur për herë të parë në publik ka treguar se si ka qenë reagimi i shokëve të vëllait të tij pas rënies heroike me 16 tetor të 1997.

Një nga ata që punoi afër me Adrian Krasniqin, ishte edhe Ilir Konushefci për të cilin, Ilir Krasniqi zbulon një bisedë me të pas vrasjes së Adrianit.

“Sulmi në Kiçinë, Adriani ka shkuar me grupin me sulmu stacionin e policisë. Ilir Konushefci ma ka sqaru rastin pa e pyt unë, më ka bërë përshtypje kur më ka thënë në traget, e ka vizatuar në letër unë kam qenë këtu, ky aty, më tha Ilir nashta një gabim e kam bë unë, i thash çfarë ashtu, më tha që s’kam vdek me të, po unë ja kam me vdek, ja ka me çu amanetin në vend.

Në rastin e sulmit, s’ka qenë kërkush në stacion të policisë, por kanë qenë nëpër shtëpi, nëpër qoshe, nëpër kerre, dhe një plumb e ka marrë, dhe ai ka qenë vdekjeprurës për të. Mjek e ekspert të fushës ka thënë vendi ku e ka marrë plagën Adriani edhe në oborr të spitalit me pas marrë plagën, ai kish vdek deiri sa e kishim bo gati sallën për operacion, pasi e ka godit në një arterie kryesore të gjakut”, ka deklaruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat