Gjyshinca nuk nderon ambasadorin francez me ngritje në këmbë

Aktuale

Gjyshinca nuk nderon ambasadorin francez me ngritje në këmbë

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 12:07
Pamje nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka injoruar ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Ky i fundit ka shkuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë ku pjesë e komisionit është edhe deputeti Gjyshinca i cili nuk është ngritur në këmbë për ta mirëpritur ambasadorin.

Nga pamje shihet se si Gjyshinca nuk ngrihet në këmbë për ta mirëpritur ambasadorin e ri të Francës, edhe pse këtë gjë e bëjnë të gjithë anëtarët e tjerë që ishin ulur në të njëjtën tavolinë: Xhavit Haliti, Yllza Hoti e Doarsa Kica-Xhelili.

Gjyshinca u mjaftua me përshëndetje me lëkundje koke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat