Gjinovci i reagon u.d. të rektores: “Do të ishte mirë ta dini këtë”

Aktuale

Gjinovci i reagon u.d. të rektores: “Do të ishte mirë ta dini këtë”

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 15:48
Rron Gjinovci dhe Luljeta Plakolli – Kasumi

Rron Gjinovci ka reaguar ndaj deklaratave të u.d. të rekotres Luljeta Plakolli – Kasumi, e cila tha se është duke përgatitur një shkresë për Këshillin e Etikës që të themelojë një komision për vlerësimin e doktoraturës së saj.

Gjinovci në Facebook ka shkruar se Këshilli Etikës nuk ka tagër ta vlerësojë cilësinë e doktoraturave.

“E nderuar ushtruese e detyrës së Rektorit të UP-së, Këshilli i Etikës në asnjë dokuemnt rregullues të tij apo për të, nuk ka tagër ta vlerësojë cilësinë e doktoraturave. Do të ishte mirë ta dini këtë”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat