Mushkolaj-Hasanit: Ke qenë kryetar komisioni kur doktoroi rektorja, pse e lejove?

Aktuale

Mushkolaj-Hasanit: Ke qenë kryetar komisioni kur doktoroi rektorja, pse e lejove?

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 18:51
Analisti Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Enver Hasanit, i cili tha se doktoratura e U.D të rektores së UP-së nuk është “as punim seminarik”. Hasani e quajti fat të keq prezencën e tij në komisionin vlerësues.

Kurse Mushkolaj, përmes një postimi në Facebook, ka pyetur pse Hasani në atë kohë teksa ka qenë kryetar i komisionit kur ajo ka doktoruar e ka lejuar Plakollin të doktorojë, nëse doktorata e saj ka qenë e tillë.

“Enver Hasani po thotë që doktoratura e U.D. të rektores së UP’së është “zhgl dhe plagjiat”, ndërkohë që vetë paska qenë kryetar i komisionit kur ajo ka doktoruar. Nëse është kështu, pse e lejove me doktoru, Enver?”,shkroi Mushkollaj.

Deklarata e Enver Hasanit në emisionin Pressing:

“Për fat të keq, kam qenë kryetar i komisionit të saj për doktoratë para një viti e gjysmë. Mas tri katër herë, se u lodha, se problem është 3-4 me kontrollu një doktoratë dhe mos me t’i marrë parasysh. Një herë e dy me kolegë, dikur u dorëzova dhe me kërkesën dhe lutjen e dekanit ne e lëshuam me kërkesën që në dosje me pasë një temë tjetër sipas vërejtjeve… Bile unë i thashë ky as punim seminarik nuk është, jo për doktoraturë… Tmerr. Unë jam në universitet prej 87-s, kam pasë rast me ndihmu dhe monitoru në çdo nivel. Pas kërkesës së dekanit, kam besu që do të bëhet një frymë më ndryshe, po kjo ndërhyrje ishte shqetësimi im i parë. E dyta para 3-4 muajsh thanë është duke u bërë një reformë. Disa kolegë më thirrin, më thojnë po don me ma hjek lëndën dhe unë i thashë që kjo është logjikë e rrugës. Kjo më çoi mu me këqyrë profilin psikologjik… E këqyra doktoratën e tij për përgjegjësinë penale. Përmbi 50 për qind është plagjiat brutal, e disa autorëve shqiptarë”, tha Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat