Zeqiri: Vendimi i kryeministrit Kurti për targa është i duhuri

Aktuale

Zeqiri: Vendimi i kryeministrit Kurti për targa është i duhuri

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 20:23
Izmir Zeqiri

Izmir Zeqiri nga zyra komunale për komunitetet në komunën e Zubin Potokut, ka thënë që vendimi i kryeministrit Albin Kurti për targat është i duhuri.

Zeqiri në Info Magazine, ka thënë që edhe pse nuk e ka lexuar vendimin në detaje, megjithatë shprehet pro këtij vendimi.

“Nuk e kom lexu vendimin në detaje, por e shoh si vendim të arsyeshëm të qeverisë së Kosovës, është një vendim i duhur. Nuk po them që kjo nuk ish dasht të zgjidhet shumë më herët, por shpresojmë edhe tash prej këtij vendimi e tutje të kthehet situata në të mbarë”.

“Të vetëdijesohen edhe ata qytetarë që janë të ndikuar nga shteti serb për të penguar funksionimin shtetëror të Kosovës. Për këto detaje, që për mua janë të vogla për një ndërhyrje çfare po e bën shteti serb në Kosovë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat