​Haxhiu: Shpresojmë se kodi civil do të kalojë në Kuvend

Aktuale

​Haxhiu: Shpresojmë se kodi civil do të kalojë në Kuvend

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 12:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Projektkodi Civil do të kalojë së shpejti në Kuvendin e Kosovës. Ministrja tha se ky është një dokument tejet i rëndësishëm dhe beson se kësaj radhe do të marrë miratimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Besoj që shumë shpejtë do ta procedojmë në Kuvendin e Kosovës. Kësaj radhe kodi civil do të kalojë në Kuvend për faktin se është dokument i rëndësishëm. Kemi pasur takime me deputetët, marrë parasysh rëndësinë e kodit civil besojmë që kodi civil kësaj radhe do të miratohet në Kuvendin e Kosovës”, tha Haxhiu.

Ajo tha se, siguria ime bazohet pasi që në takimet me grupin parlamentar, nuk them që secili deputet do të votojë për, ka ende disa që i kanë qëndrimet e bisedimet e tyre, po them edhe njëherë që qeveria dhe grupi parlamentar në shumicë angazhohet në avancimin e të drejtave të njeriut”, Haxhiu.

Aplikimi në Këshillin e Evropës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën. Për tu bërë anëtar duhet të respektohen së pari të drejtat e njeriut”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat