Mbillen drunj në afërsi të Aeroportit – Osmani: Mbrojtja e ambientit nuk është luks

Aktuale

Mbillen drunj në afërsi të Aeroportit – Osmani: Mbrojtja e ambientit nuk është luks

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 15:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në mbjelljen e drunjve në aksin rrugor tek Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Ky aktivitet është pjesë e kampanjës për mbjelljen e një milion drunjve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Pjesë e kësaj kampanjë janë edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

E para e shtetit tha se mbrojtja e ambientit nuk është luks, por që ka të bëjë me shëndetin.

Presidentja Osmani tha se qëllimi kryesor që është zgjedhur ky vend për mbjelljen e drunjve është shkaku i pamjes që e shihni qytetarët kur ata aterojnë në Prishtinë.

“Besoj që është e domosdoshme që ta themi se çështja e ambientit nuk është temë luksi, por që ka të bëjë me shëndeti  tonë dhe vendin që do t’ia lejmë paraardhësve tanë. Së bashku me ministrat kemi marrë këtë iniciativë vitin e kaluar dhe këtë po e vazhdojmë edhe sot që do të përmbyllet faza e dytë”.

Do të angazhohet edhe mërgata jonë, që ishte angazhuar në çdo etapë dike u bërë shtytëse në ekonominë tonë”, tha ajo, teksa i ftoi edhe të tjerët t’i bashkohen këtij aksioni.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se për gjatë ditës së sotme janë parapa të mbillen rreth 50 mijë drunj.

Pra 850 mijë drunj janë mbjell deri më sot dhe rreth 50 mijë të tillë do të mbillen sot. Përpos që ndikon në pastrimin e ajrit, është edhe një aspekt tjetër ajo për uljen e karbonit në vend”.

Pra zotimin që e kemi bërë po e përfundojmë. Do të kemi edhe projekte tjera ku bilanci përmes zhvillimit ekonomik, duhet të jetë në ekulibër të plotë”, tha Aliu.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, u shpreh i lumtur që ky projekt i nisur në tetor të vitit të kaluar po përfundon në nëntor.

Drunj kanë një rendiment të lartë dhe ka një periudhë se kur duhet të mbillen, pra kanë filluar vitin e kaluar dhe do të përfundojnë në fund të këtij muaji. Përmes hapave që i kemi marrë, ndikojnë në ruajtjen e florës së faunës dhe ngritjen e standardit të qytetarëve. Le të jetë ky aktivitet mësim që ti japim natyrës më shumë sesa i marrim”, tha Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat