Sherifi: Kurti të mbajë përgjegjësi nëse përshkallëzohet situata

Aktuale

Sherifi: Kurti të mbajë përgjegjësi nëse përshkallëzohet situata

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 16:01
Bilall Sherifi

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi thotë se kryeministri, Albin Kurti duhet të mbajë përgjegjësi për përshkallëzime eventuale në veri të vendit.

Sipas tij, Kurti deri më tash për çdo veprim të suksesshëm ka marrë meritat, por për ato të gabuara ka hedhur fajin te tjerët.

“Ai duhet të mbajë përgjegjësi duhet të jetë i gatshëm pra për sukses t’i merr meritat, për vendime të gabuara të cilat çojnë në dështim të merrë përgjegjësinë. Kurti deri tani ka vepruar në këtë logjikë që suksesi e meritat janë të mijat, për dështime vendime të gabuara përgjegjës janë të tjerët”, tha ai.

Madje, në vazhdën e kritikave ndaj Kurtit, Sherifi vlerëson se shefi i Qeverisë e sheh veten si “një njeri të pagabueshëm”.

Tutje, ai potencon se në marrjen e vendimeve të tilla duhet menduar mirë për shkak se mund të mos ketë kthim mbrapa dhe të jetë i vetëdijshëm për pasojat.

“Ai nuk e sheh veten si njeri që ka gabuar në kohë të caktuara, e sheh veten si një njeri të pagabueshëm dhe tani prandaj po them çdo vendim që e merr duhet të jetë i gatshëm të mbajë përgjegjësi për pasojat, veçanërisht vendime të këtij niveli sepse këto vendime shpesh herë sjellin pasoja të cilat mund të mos kenë kthim mbrapa. Ai duhet t’i llogarisë këto nëse konsideron që mund ta çojë deri në fund pa pasoja le të vazhdon por duhet të jetë i vetëdijshëm nëse ka pasoja të ketë përgjegjësi”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat