Ministria e Financave ka një njoftim me rëndësi për të rinjtë

Aktuale

Ministria e Financave ka një njoftim me rëndësi për të rinjtë

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 16:13
Hekuran Murati

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur thirrje për 100 vende për punë praktike për të rinjtë.

Sipas njoftimit këta të rijnë do të angazhohen në Qendrat për Punë Sociale, Qendrat Rezidenciale për të moshuar dhe aftësi të kufizuara, si dhe organizatat joqeveritare e licencuara nga ministria.

Praktika do të jetë për një periudhë gjashtëmujore dhe do të kompensohet me 170 euro.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë nga mosha 18 deri në 25 vjet.

Gjithashtu ata duhet të jenë të diplomuar në drejtimet Punë Sociale, Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri dhe të kenë notën mesatare mbi 8.0.

Thirrja për aplikim është e hapur deri më 11 nëntor 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat