ZKM tregon agjendën e Bislimit në Beograd

Aktuale

ZKM tregon agjendën e Bislimit në Beograd

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 17:00
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00.

Kështu njoftoi Zyra e Kryeministrit, me anë të një komunikate për media.

“Ditën e premte, do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë  “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15″, thuhet në njoftimin e ZKM-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat