Kadrijaj për targat: Kurti e ka pushtetin, është në domenin e tij të vendos

Aktuale

Kadrijaj për targat: Kurti e ka pushtetin, është në domenin e tij të vendos

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 17:49
Time Kadrijaj dhe Albin Kurti

Nënkryetarja e AAK-së, Time Kadrijaj nuk ka dhënë qëndrim të qartë se a janë pro shtyrjes së afatit për targat.

Sipas saj, ky vendim i përket Qeverisë dhe se kryeministri Kurti duhet të vendos për këtë.

“Partia e VV-së ka ardhë në pushtet me “Krejt dhe Drejt”, e ka marrë mbi 50%. Në temat që ka kërkua përkrahje e kemi përkrah. Ne e kemi përkrah reciprocitetin e tash është decidivisht në domenin e kryeministrit me dit me vendos se a do ta shtyjë afatin e implementimit të marrëveshjes për targa apo do ta ndalojë me kaq”, ka thënë ajo.

Ndërsa, është shprehur se gjithmonë kanë kërkuar që vendimet që merren mos të kthehen prapa brenda orëve.

“Normal ne kemi kërkuar që veprimet që i merr, mos t’i kthejë pas një ore ose dy ore, të koordinohet mirë me faktorin ndërkombëtar dhe të merr një vendim të mirë. Është në dorën e ekzekutivit dhe ne si opozitë nuk kemi qasje në këtë drejtim. Nuk ka kërkua përkrahje prej neve, s’ka pas diskutim s’ka pas debat dhe tash është në domenin e tyre”, është shprehur Kadrijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat