Deputetja e AAK-së: Nuk jemi të interesuar për zgjedhje

Aktuale

Deputetja e AAK-së: Nuk jemi të interesuar për zgjedhje

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 23:27
Time Kadrijaj

Time Kadrijaj – Deputete e AAK-së, ka thënë se partia e saj nuk është e interesuar ta rrëzojë Qeverinë Kurti, pasi që edhe nuk kanë vota për ta bërë këtë, por edhe po dëshirojnë që ta lënë Kurtin të qeverisë me vendin.

Kadrijaj më tej ka deklaruar se, nëse Kurti nuk është i aftë të qeverisë me Kosovën, rrugëzgjidhje e vetme janë zgjedhjet.

“Ne nuk jemi të interesuar, por z.Kurti na ka akuzuar opozitën se po dojnë e rrëzu, sikurse është rrëzu. Ne nuk kemi vota për ta rrëzuar, ai mundet me rrëzu vetën, por jo opozita.

Nëse Kurti nuk është i aftë me qeverisë me vendin, nuk është i aftë me u përballë me problemet që po ballafaqohet Kosova, atëherë rrugëzgjidhje janë zgjedhjet”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat