Qeveria e Kosovës duhet ta shtyjë afatin për targa

Aktuale

Qeveria e Kosovës duhet ta shtyjë afatin për targa

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 00:13
Drizan Shala

Njohësi i Sigurisë, Drizan Shala ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të duhej të shtynte afatin për targat.

Shala në emisionin “Info Nata” tha se kryeministri Kurti pas takimit me Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani, do të duhej të merrte një vendim konkrret që sipas tij, do të ishte në përputhje me kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Unë mendoj dhe shpresoj që Qeveria e Republikës së Kosovës… pas takimit që duhet të ketë me Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe me presidenten, të marrë informacionet relevante nga terreni nga strukturat e sigurisë së Republikës së Kosovës dhe mbi këto informacione të marrë një vendim konkret, i cili është një vendim në harmonizim të plotë me propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kjo çështje të shtyhet sepse, çështja e targave është shndërruar në një çështje nga aspekti teknik procedural në një çështje politike”, tha ai.

Teksa shtoi se çështja e targave po e cenon sigurinë në vend.

Ndryshe afati për riregjistrim të makinave nga targat ilegale në RKS  pritet të përfundojë më 31 tetor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 25 tetor se Kosova merr seriozisht sugjerimet e aleatëve ndërkombëtarë lidhur me shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat