​Aliu: Rehabiltimi natyrës së degraduar nuk është i lehtë

Aktuale

​Aliu: Rehabiltimi natyrës së degraduar nuk është i lehtë

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 14:34
Liburn Aliu

Kuvendi në seancën e sotme me 66 vota pro ka miratuar në parim Projektligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis, të cilin e ka arsyetuar para deputetëve, ministri i Ambientit, Liburn Aliu.

Ministri Aliu ka thënë se mungesa e ekspertizës dhe vullnetit të mirë, ka ndikuar të degradohet natyra e vendit tonë.

Megjithatë ai shpreson se do të rehabilitohet dhe adaptohet natyra e degraduar, por shtoi se kjo nuk do të jetë e lehtë.

Aliu: Mungesa e ekspertizës dhe vullnetit të mirë, ka sjellë deri te degradimi natyrës

“Mungesa e ekspertizës dhe vullnetit të mirë, ka sjellë deri te degradimi natyrës. Kjo është situatë në të cilën jemi, dhe ne duhet tash çka të bëjmë? Ta rehabilitojmë, duhet ta adaptojmë, duhet të përpiqemi çka mund të kthehet mbrapa mund të kthehet, por nuk është situatë e lehtë. Ta zëmë në Lumbardh të Deçanit i kemi tre hidrocentrale, dy prej tyre i ka ndalur gjykata, një prej tyre e kemi ndal ne. Pse? Sepse ky ka qenë ndryshe prej lejes mjedisore në fillim. Tash çka jemi duke bërë, duhet me adaptu situatën. Duhet me u marrë me gjendjen e krijuar dhe duhet me kriju mundësi, sepse investimi ka ndodhur, objekti i ndërtuar është i legalizuar”, tha ai.

Kuvendi ka miratuar edhe Raportin vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat