​Bislimi: Serbia nuk është e gatshme për normalizim të raporteve me Kosovën

Aktuale

​Bislimi: Serbia nuk është e gatshme për normalizim të raporteve me Kosovën

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 18:53
Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë sot se moslejimi i vizitës së tij në Beograd, për një forum ndërkombëtar është sinjal se Serbia nuk është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve.

Me të arritur në Kosovë, në pikën kufitare në Merdare, Bislimi tha se pala serbe ka shpifur arsye, kinse për shkaqe të sigurisë për mos lejuar vizitën në Beograd.

Para gazetarëve, ai tha se për këtë zhvillim ka njoftuar edhe faktorin ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat