Maliqi: Vuçiq dëshiron dështimin e propozimit franko-gjerman

Aktuale

Maliqi: Vuçiq dëshiron dështimin e propozimit franko-gjerman

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 19:04
Agon Maliqi

Politologu Agon Maliqi ka bërë me dije se qëllimi i presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, është që të dështojë propozimi franko-gjerman për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se presidenti serb synon që dështimi të bëhet asisoj që në sytë e perëndimit faji t'i mbetet edhe Kosovës.

“Synimi i Vuçiqit është që të mos realizohet propozimi franko-gjerman, por që ky dështim të bëhet asisoj që në sytë e perëndimit faji t'i mbetet edhe Kosovës.

Ky skenar është i vetmi që Serbisë ia siguron mundësinë për ta vazhduar balancimin mes perëndimit dhe Rusisë, dhe që Vuçiqit ia garanton pushtetin”, ka shkruar Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat