Bajqinovci për sulmet ndaj serbëve që po ndërrojnë targat: Mediat s’po raportojnë sa duhet

Aktuale

Bajqinovci për sulmet ndaj serbëve që po ndërrojnë targat: Mediat s’po raportojnë sa duhet

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 20:54
Mefail Bajqinovci

Në emisionin RTK Prime ishte i ftuar Mefail Bajqinovci, deputet i Vetëvendosjes.

“Është bërë presion i madh nga mediat, edhe nga opozita. Pro et contra. Edhe na thonë ta zbatojmë shtyrjen e vendimit për targa, dikush thotë ta zbatojmë” ,u shpreh Bajqinovci i pyetur për çështjen.

“Nuk duhet të flitet më për datën 1 (nëntor) por për atë se sa po rrezikohet siguria e policëve tanë… Data 1, nuk diskutohet”, tha ai

Ai më tej shtoi se presioni ndërkombëtar për çështjen nuk duhej të ishte “mbi datën”.

“Vuçiqi dëshiron destabilizim. Kjo tregohet prej paralajmërimit për bllokadë dhe kthimit të Bislimit prej Serbisë…”

Bajqinovci – ish gazetar – kritikoi mediat se nuk kishin raportuar mjaftueshëm mbi presionin e bërë nga strukturat ilegale ndaj qytetarëve serbë që po ndërronin targat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat