Kryeministri Kurti takoi shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark

Aktuale

Kryeministri Kurti takoi shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 22:47
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Raporti i World Justice Project (Projekti i Drejtësisë Botërore) që renditë Kosovën si të parën në rajon për nga sundimi i ligjit dhe në vendin e dytë në botë si shteti me përmirësimin më të madh në këtë fushë, ishin në qendër të takimit të sotëm.

Në këtë takim, kryeministri Kurti theksoi avancimin e vazhdueshëm në vendin tonë të indikatorëve demokratikë, si dhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në reformën në drejtësi, si dhe për luftimin e krimit dhe korrupsionit, njofton Zyra e Kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat