Sheholli: Poshtërsi, Serbia tregoi që nuk është shtet, ja si e maltretuan Besnik Bislimi

Aktuale

Sheholli: Poshtërsi, Serbia tregoi që nuk është shtet, ja si e maltretuan Besnik Bislimi

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 23:30
Fatmir Sheholli

Fatmir Sheholli nga Instituti për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ka komentuar kthimin e zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, pasi nuk iu lejua të hynte në Beogradë.

“Serbia me këtë akt të sotëm tregoi se nuk është shtet, se nëse ai nuk mundet një personaliteti të caktuar të ia siguroj sigurinë, ai vet po tregon që është poshtërsi e jashtëzakonshme e tyre, e kanë bo për pikë qëllimit, sepse këtë cështje kanë mundur ta bëjnë edhe në kufi që t’i thuhet dy tri orë më herët, por definitivisht këto janë format e Serbisë dhe shërbimeve sekrete të tyre në të cilat këto forma veprojnë.”, tha Sheholli.

Teksa është biseduar rasti i zv.kryeministrit Besnik Bislimi, ai ka treguar se mediat serbe e kanë paraqitur këtë rast sikur Bislimi është poshtëruar.

“E kanë maltretu edhe në kufi, kur ka hy anenaj ia kanë marrë letrat e kanë majt 15 minuta. Ky është zv.kryeministër, shteti i Serbisë e ka bërë me qëllim, me poshtrue Bislimin. Nga aspekti i mediave të Serbisë ata sonte me propagandën e tyre kështu e paraqesin.”, tha Sheholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat