SHBA i kërkon Kurtit ta shtyjë afatin për targat

Aktuale

SHBA i kërkon Kurtit ta shtyjë afatin për targat

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, i kanë bërë thirrje sonte kryeministrit Albin Kurti që ta shtyjë zbatimin e vendimit për targat.

Më 31 tetor përfundon afati kur të gjitha targat ilegale duhet të ndalojnë qarkullimin në rrugët e Kosovës, por se ka pasur kërkesa të vazhdueshme që ky vendim i Qeverisë së Kosovës të shtyhet, për të shmangur tensionet e mundshme në veri të Kosovës.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier përmes një postimi në Twitter, shkruan se është e rëndësishme të shtyhet vendimi për targat e reja të automjeteve.

“Me rëndësi të shmangen tensionet dhe të shtyhet zbatimi i vendimit për targat e reja. Ne dënojmë gjithashtu veprimet për frikësim apo hakmarrje ndaj atyre që kanë ndërruar targat e tyre”, shkruan Hovenier.

Përmes një bisede telefonike që ka pasur me kryeministrin Kurti, Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka bërë të ditur se kërkuar që të shtyhet vendimi për targat.

“Fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat e reja, pa konfiskime apo gjoba. Gjithashtu diskutuam partneritetin tonë dhe qëllimet e përbashkëta drejt avancimit të integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, shkroi Chollet në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat