Mblidhet Komisioni Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike

Aktuale

Mblidhet Komisioni Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 06:10
Foto ilustrim

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i z. Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit/Zyra e Rregullatorit per Energji dhe intervistimi  z. Sylejman Hajdini, ish-Drejtor Menaxhues-Kosova Thëngjill, raporton RTKlive.

Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala- zv.kryesues, Abelard Tahiri, anëtar, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar,Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.

Deri tash ky komision ka mbajtur disa mbledhje. Mbledhja fillon në ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat