E kthyen nga Beogradi, Bislimi gjen një zgjidhje të re për pjesëmarrje në konferencë

Aktuale

E kthyen nga Beogradi, Bislimi gjen një zgjidhje të re për pjesëmarrje në konferencë

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 12:13
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, do të marrë pjesë online në konferencën mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor që do të mbahet sot në Beograd.

Kështu ka bërë të ditur Bislimi, mbrëmë përmes rrjetit social Twitter.

“Unë do të marr pjesë online në konferencën nesër. I kërkojmë ndjesë gjithë trupit diplomatik, shoqërisë civile org. & organizatorë, që nuk mundëm të jemi aty dhe të tregojmë këndvështrimin tonë për proceset në të cilat ndodhemi. Për ngjarjet e sotme kemi informuar edhe aktorët ndërkombëtarë”, ka thënë Bislimi në Twitter.

Bislimi dje u kthye në gjysmë të rrugës pas përpjekjes për të shkuar në Beograd për të qenë pjesë e dy forumeve atje.

Ai ka thënë se arsyeja e ndalimit të tij nuk ka qenë siguria, por fakti se në këto dy forume, Kosova planifikonte ta shpaloste anën e saj të zhvillimeve në vend, duke kundërshtuar, siç tha ai, propagandën që po u shpërndahet qytetarëve në Serbi nga qeveria serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat