Agjencia e Kosovës për Akreditim edhe zyrtarisht anëtare e ENQA-s

Aktuale

Agjencia e Kosovës për Akreditim edhe zyrtarisht anëtare e ENQA-s

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 13:02
Foto nga vendngjarja

Tri javë pas avancimit të statusit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), si anëtare e asociuar e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), presidenti i kësaj të fundit i dorëzoi drejtorit të AKA-së vendimin për statusin e ri të Agjencisë së Akreditimit.

“Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të ENQA-s, që po mbahet në Stokholm të Suedisë, presidenti i ENQA-s, Douglas Blackstock, edhe zyrtarisht, i ka dorëzuar drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim Naim Gashi, vendimin për statusin “afilliate” të AKA-së”, thuhet në njoftimin e AKA-së.

Vendimi për dhënien e statusit “affiliate” e ka marrë Bordi i ENQA-s më 20 shtator 2022, ndërsa AKA është njoftuar për këtë vendim më 3 tetor 2022.

Pas marrjes së statusit të ri në ENQA, është krijuar mundësia që AKA të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA-s, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie.

Ndryshe, në vigjilje të kësaj Asambleje, drejtori i AKA-së, ka zhvilluar takime të veçanta me drejtues të ENQA-s, Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) si dhe me drejtues të agjencive homologe në rajon dhe Evropë, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat