​Mehaj takohet me komandatin e KFOR-it, bisedojnë për intensifikim të bashkëpunimit

Aktuale

​Mehaj takohet me komandatin e KFOR-it, bisedojnë për intensifikim të bashkëpunimit

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 15:58
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccian.

Mehaj bëri të ditur se bashkëpunimi me KFOR-in do të vazhdojë edhe më shumë në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të vendit pa dallim.

Bashkëpunimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in do të vazhdojë edhe më intenzivisht në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të vendit pa dallim. Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot prita në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia. Me këtë rast, Gjeneralin Ristuccia e falënderova dhe i shpreha mirënjohjen e lartë për kontributin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe gjithë qytetarëve pa dallim. Gjithashtu e njoftova edhe për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, proceset zhvillimore aktuale si dhe synimet tona për të ardhmen. Të dy ndamë përshtypjet e larta për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të deritashëm duke shprehur njëherit vullnetin e përbashkët që bashkëpunimi dhe koordinimi ynë dypalësh të intensifikohet edhe më tej në të ardhmen, në kuadër të mandateve tona respective”, ka shkruar Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat