Krasniqi: Nëse ka viktima si shkak i trazirave, përgjegjësia është e Qeverisë

Aktuale

Krasniqi: Nëse ka viktima si shkak i trazirave, përgjegjësia është e Qeverisë

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 17:37
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se në rast të viktimave si pasojë e trazirave përgjegjësinë e mban Qeveria e Kosovës.

Ai iu është referuar mundësisë së përshkallëzimit si shkak i konfiskimit të veturave serbe që qarkullojnë në Kosovë dhe nuk bartin targat RKS pas 31 tetorit.

“Kur ishte në opozitë, Albin Kurti organizonte protesta e trazira të dhunshme. Kur kishte të lënduar e viktima, fajin ua adresonte autoriteteve qeveritare.

Ama tash kur e drejton qeverinë, ai duhet të kuptojë se nëse provokon trazira, mund të përballet me izolim ndërkombëtar dhe e dyta, nëse ka viktima, përgjegjësia është e qeverisë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat