Murati: Parashohim që për vitin 2023 të kemi rritje reale prej 5.5%

Aktuale

Murati: Parashohim që për vitin 2023 të kemi rritje reale prej 5.5%

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 17:52
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur për buxhetin për vitin 2023, ku u theksua se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 3 miliardë e 884 milionë euro.

Murati në mbledhjen e Qeverisë tha se për vitin e ardhshëm parashohin që të ketë rritje prej 5.5%.

“1. Është vazhdimi i konsolidimit të rimëkëmbjes ekonomike pas përballimit me tri kriza të njëpasnjëshme, si objektiv i dytë është zbutja e ndikimit të presioneve të larta inflacionare që vjen kryesisht nga importi, dhe 3. Sigurimi i qëndrueshmërisë makrofiskale”, tha ai.

Po ashtu, Murati theksoi se ky projektbuxhet ka tri objektiva primar.

“Përditësimin e parashikimeve tona për vitin e ardhshëm parashohim të kemi rritje reale prej 5.5%, dhe gjatë vitit të ardhshëm, kontributi kryesor në rritjen ekonomike pritet të vijë nga investimet private, mbështetur nga reduktimi i pasigurisë… dhe një sërë politikash stimuluese për të mbështetur prodhuesit vendor”, ka thënë ai.

Ai tregon parimet që janë ndërtuar të hyrat e përgjithshme buxhetore për vitin 2023.

“Projeksionet mbi të hyrat e përgjithshme buxhetore për vitin 2023 dhe për vitet vijuese janë të ndërtuara mbi këto parime: Politikat tatimore do të jenë mbështetëse të zhvillimit të sektorit privat, administrimi i tatimeve dhe doganave do të vazhdojë të përmirësohet për të lehtësuar përmbushjen tatimore, dhe do të merren veprime konkrete për uljen e aktivitetit joformal si parakusht për konkurrencë të drejtë dhe trajtim të barabartë për të gjithë”, deklaroi Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat