Analisti i reagon ashpër Isa Mustafës: Ministri i Rrahman Morines akuzon qeverinë aktuale, komunisti i përbetuar nuk ndryshon

Aktuale

Analisti i reagon ashpër Isa Mustafës: Ministri i Rrahman Morines akuzon qeverinë aktuale, komunisti i përbetuar nuk ndryshon

Nga: H.O. Më: 28 tetor 2022 Në ora: 21:58
Isa Mustafa

Isa Mustafa në një intervistë televizive ka kritikuar sot qeverisjen aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti. Ai ka thënë se, qeveria aktuale po e dëmton shtetin e Kosovës.

Ish kryeministri ka kritikuar edhe mënyrën e tenderimit për ndërtimin e infrastrukturës nga ana qeverisë Kurti.

“Në kohën e qeverisjes time nuk kemi pasur në kompani tonën, i gjithë procesi është zhvilluar me tender publik, ndërsa shumica e kontratave që lidh kjo qeveri janë një burimore, pra ska proces të tenderimit fare”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë deklarim të Mustafës ka reaguar analisti politik, Faton Mehmeti. Ai shkruan në Facebook se Isa Mustafa nuk ndryshon, merret me mashtrim, intriga dhe inat deri në frymën e fundit..!!!

“Ministri i Rrahman Morines akuzon qeverinë aktuale për "mendësi komuniste"....dikur deklaronte se " qeverinë nuk e zgjedh populli"....komunisti i përbetuar nuk ndryshon..mashtrim, intriga dhe inat deri në frymën e fundit..!!!”, shkruan Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat