Hysa: Perëndimi është më shumë i interesuar që Vuçiq të mos jetë në anën e Rusisë sesa ta njoh Kosovën

Aktuale

Hysa: Perëndimi është më shumë i interesuar që Vuçiq të mos jetë në anën e Rusisë sesa ta njoh Kosovën

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 22:35
Ylber Hysa

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, ka theksuar se faktori ndërkombëtarë perëndimor është i interesuar që çështjen e Kosovës ta zgjidh për shkak të rrethanave gjeopolitike, në të cilat ndodhet bota, pas agresionit të Rusisë në Ukrainë.

“Bota perëndimore është më shumë e interesuar që të investoj që Vuçiq të mos jetë në anën e Rusisë sesa ta njoh Kosovën me automatizëm”, ka theksuar ish-negocatarori në bisedimet e Vjenës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Ylber Hysa.

Hysa, ka folur për situatën aktuale politike në Kosovë, ku sipas tij është duke u ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe angazhimi i ndërkombëtarëve për zgjidhjen e çështjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, për Hysën është prishja e një precedenti që është duke u përdoru nga presidenti i Rusisë.

Sipas tij, pas 24 shkurtit të vitit 2022 është një Luftë e Tretë Botërore ‘virtuale’ që është duke ndodhur, dhe sipas tij, bota nuk do të jetë më njëjtë.

“Ekziston një vëmendje që të prodhohet një përfundim për çështjen e Kosovës, e cili mund të reflektohej e të shërbente dhe për çështjen e Ukrainës në mënyrë që Putinit t’i merrej një narrativë që ai e keqpërdor si precedent, siç ai e kupton për Kosovën”, ka thënë Hysa.

Më tej, ai ka theksuar se e gjithë kjo nuk është vetëm për Kosovën por për shkak të aspektit gjeopolitik në të cilin ndodhet bota, për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

“Kosova dhe përgjithësisht Ballkani është njëra nga hapësirat e cila do të mund të keqpërdorej nga Rusia e cila momentalisht nuk është duke kaluar mirë në frontin e Ukrainës, kështu është një vëmendja shumë e madhe siç e kemi parë dhe nga vizata e eksponentëve të ndryshëm diplomatik që të ndikohet për të mos lejuar që të keqpërdorej nga Rusia”, ka deklaruar ish-ambasadori i Kosovës, Ylber Hysan.

Sipas Hysës, i pari i Serbisë, Aleksndar Vuçiq, është duke e emituar ish-presidentin e Jugosllavisë, që të jetë edhe me Perëndimin edhe me Lindjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat