Nënshkrimi i Memorandumit, Kamberi: Përkujdesje institucionale e Kosovës ndaj Luginës

Aktuale

Nënshkrimi i Memorandumit, Kamberi: Përkujdesje institucionale e Kosovës ndaj Luginës

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 23:39
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Kryeministrit yë Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Ai tha se nënshkrimi i këtij memorandumi nënkupton fillimin e realizimit të përkujdesjes institucionale të Kosovës ndaj Luginës së Preshevës.

“Nënshkrimi i Memorandum bashkëpunimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, nënkupton fillimin e realizimit të përkujdesjes institucionale të Republikës së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës dhe dëshmon kredibilitetin që Këshilli Kombëtar ka  ndërtuar tek faktori kombëtar.

Përkrahjen e Republikës së Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar do ta ndjejnë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Bashkë me Kosovën”, thuhet në shkrimin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat