Ibrahimi: Bislimi e pranoi që plani franko-gjerman nuk është marrëveshje finale dhe as nuk përmban njohje

Aktuale

Ibrahimi: Bislimi e pranoi që plani franko-gjerman nuk është marrëveshje finale dhe as nuk përmban njohje

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 12:45
Ilir Ibrahimi

Analisti Ilir Ibrahimi ka kritikuar mostransparencën e qeverisë karshi planit franko-gjerman.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qytetarët e Kosovës për këtë proces po informohet nga ngjarjet që organizohen në Beograd.

Ibrahimi ka vlerësuar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka pranuar se propozimi franko-gjerman nuk është as marrëveshje finale e as nuk përmban brenda njohjen e ndërsjellë.

“Në konferencën e sigurisë në Beograd duhet vënë theksin te dy deklarata. Ambasadori Hill foli për zhgënjimin e administratës amerikane që palët po merren me çështje triviale si targat, stikersat etj dhe jo me çështje vërtetë të rëndësishme si arritja e një marrëveshjeje. Zv. kryeministri Bislimi në anën tjetër e pranoi se propozimi franko-gjerman nuk është as marrëveshje finale e as nuk përmban brenda njohjen e ndërsjellë. Pse duhet dëgjuar një konferencë në Beograd për të mësuar këto gjëra? Është momenti i fundit, madje shumë imperativ që lidershipi aktual pozitë dhe opozitë të bëhet ma serioz. Disi po na japin ndjenjën si me qenë duke luajtur fshehtazi në mahallë dhe duke u gëzuar se kush po fshihet më së miri”, ka shkruar Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat