E thotë edhe Grenell: Ideja franko-gjermane e mjegullt, palët nuk do të nënshkruajnë – e kanë mësuar mësimin

Aktuale

E thotë edhe Grenell: Ideja franko-gjermane e mjegullt, palët nuk do të nënshkruajnë – e kanë mësuar mësimin

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 15:25
Richard Grenell

Ish i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka treguar se plani franko-gjerman për marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë është i mjegullt dhe pa detaje.

Sipas tij, ky dokument ka vetëm qëllime të përgjithshme dhe asgjë specifike.

Ai ka thënë evropianët flasin shumë por rrallë i bëjnë vepra fjalët. 

“Ideja gjermano-franceze është shumë e mjegullt dhe pa detaje. Madje as s’mund të quhet propozim sepse ka vetëm qëllime të përgjithshme – asgjë specifike. Mendoj se kushdo që e ka shkruar, nuk ka qenë i përfshirë në rajon sepse nuk arrin të flas për asnjë detaj. Palët nuk do të nënshkruajnë diçka që s’është specifike – e kanë mësuar mësimin që evropianët flasin shumë por rrallë i bëjnë vepra fjalët”, ka thënë Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat