“Blinken i zhgënjyer me vendimin e Kosovës”/ Xhevdet Pozhari: Pronare e portalit në SHBA qenka një serbe, Grenell e paska për zemër

Aktuale

“Blinken i zhgënjyer me vendimin e Kosovës”/ Xhevdet Pozhari: Pronare e portalit në SHBA qenka një serbe, Grenell e paska për zemër

Nga: N. Sh. Më: 29 tetor 2022 Në ora: 18:55
Xhevdet Pozhari

"Blinken është i zhgënjyer me vendimin e Kosovës", ky është titulli që dje i vërshoi mediat në Kosovë, pas vendimit që mori kryeminsitri Albin Kurti në lidhje me targat serbe.

Mirëpo, pas 24 orëve, është analisti politik dhe gazetari Xhedet Pozhari, që ‘zbuloi’ të vërtetën e këtij lajmi, i cili u paraqit në Kosovë e më gjerë.

Pozhari përmes një postimi në Facebook, shkruan se, portali në SHBA që e boti këtë lajm ka pronare një serbe, emri i së cilët është Ksenja Pavlovic McAteer.

Këtë portal sipas Pozhari, ish-emisari Richard Grenell e paska shuëm për zemër.

Pozhari thotë se në biografinë e Ksenja Pavlovic McAteer, shkruan se arritja më e madhe në fushën e gazetarisë qenka intervistimi Vuçiçit, Dodikut, Novakut... “kryesisht narracioni për ta qenka në superlati”v.

“Askund tjetër nuk figuron një deklarim i tillë i Blinken, përveç se në mediat tona që e kanë marrë si referencë këtë Pavllovicken e Grenellit”, shkruan Pozhari.

Postimi i plotë:

E gjeta burimin e lajmit që dje u shpërnda nëpër mediat tona ku thuhet se "Blinken është i zhgënjyer me vendimin e Kosovës"!

Qenka një portal në SHBA të cilin Grenelli e paska shumë për zemër. Pronare e tij qenka një serbe, Ksenja Pavlovic McAteer.

Në biografinë e saj shkruan se arritje më e madhe në fushën e gazetarisë qenka intervistimi Vuçiçit, Dodikut, Novakut... kryesisht narracioni për ta qenka në superlativ.

Pra, kjo më bën të kem dyshime serioze për vërtetësinë e lajmit, veçanërisht kur mbiemrin Pavlovic deri tash e kam dëgjuar veç për një mast që përdoret për b... e bebeve.

Askund tjetër nuk figuron një deklarim i tillë i Blinken, përveç se në mediat tona që e kanë marrë si referencë këtë Pavllovicken e Grenellit.

Në foton 1, lajmi i publikuar.

Në foto 2, shpërndarja e lajmeve që prodhon Grenelli.

Në foto 3, një pjesë e biografisë së gazetares serbe që është autore e lajmit për Blinken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat