“BE-ja, teneqet e targave serbe dhe Albin Kurti”

Aktuale

“BE-ja, teneqet e targave serbe dhe Albin Kurti”

Nga: A.SH Më: 30 tetor 2022 Në ora: 11:54
Albin Kurti

Opinionisti Sulejman Mehazi ka reaguar në lidhje me çështjen e targave.

Ai ka kritikuar BE-në për të cilën ka thënë se më me rëndësi janë targat e Kosovës sesa koalicioni shpirtror i Serbisë me Rusinë fashiste.

Madje, ai rendit disa “të mira” që BE i ka dhënë Kosovës, e në mesin e tyre “qëllimshëm nuk liberalizojnë vizat e qytetarëve të Kosovës”.

Shkrimi i plotë:

BE-ja, teneqet e targave serbe dhe Albin Kurti

Pastaj BE-ja e fajëson Albin Kurtin si të padëgjueshëm pse nuk përkulet para teneqeve të targave serbe, se Albin Kurti për këto teneqe do ta kallë Ballkanin, për BE-në më të rëndësishme janë teneqet e targave serbe sesa koalicioni shpirtror i Serbisë me Rusinë fashiste.

I pyesim të BE-së se çfarë të mire i kanë dhënë Kosovës për t'i dëgjuar Kurti?

Ja çfarë të mire i kanë dhënë Kosovës të BE-së:

-Gjatë dialogut me Serbinë qëllimshëm të BE-së kanë dërguar dy përfaqësues nga dy shtetet që se kanë njohur Kosovën, Borrelin e Spanjës dhe Lajçakun e Sllovakisë;

-Qëllimshëm pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën për stopuar në instancat më të larta botërore;

-Qëllimshëm nuk liberalizojnë vizat e qytetarëve të Kosovës, etj.etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat