Vazhdon trajnimi i FSK-së për kërkim-shpëtim malor në Itali, ministri Mehaj jep detaje

Aktuale

Vazhdon trajnimi i FSK-së për kërkim-shpëtim malor në Itali, ministri Mehaj jep detaje

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 14:51
Pamje nga trajnimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se është duke vazhduar trajnimi i kërkim-shpëtimit malor në qendrën e alpinizmit ushtarak në Centro Addestramento Alpino në Aosta të Italisë.

“Gjatë trajnimit, specialistët tanë kanë avancuar shkathtësitë e tyre për qasje tek viktimat në faqe shkëmbore, dhënie të ndihmës së parë, evakuim të viktimave, lëvizje në akullnaja, qasjen në viktimat brenda qarjeve të thella dhe tërheqjen e tyre në vend të sigurtë, kërkim në pyje dhe zona malore, si dhe kërkim në ortek duke përdorur pajisje dhe teknika të avancuara.”

Postimi i plotë:

Vazhdon avancimi i shkathtësive profesionale të specialistëve tanë të kërkim-shpëtimit malor në Qendrën e Alpinizmit  Ushtarak në Itali.

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes me Italinë, specialistët tanë nga Togu i Kërkim-Shpëtimit Malor të Gardës Kombëtare të FSK-së, kanë kryer me sukses trajnimin e kërkim-shpëtimit malor në qendrën e alpinizmit ushtarak në Centro Addestramento Alpino në Aosta të Italisë.

Gjatë trajnimit, specialistët tanë kanë avancuar shkathtësitë e tyre për qasje tek viktimat në faqe shkëmbore, dhënie të ndihmës së parë, evakuim të viktimave, lëvizje në akullnaja, qasjen në viktimat brenda qarjeve të thella dhe tërheqjen e tyre në vend të sigurtë, kërkim në pyje dhe zona malore, si dhe kërkim në ortek duke përdorur pajisje dhe teknika të avancuara.

Njësitet tona të kërkim-shpëtimit janë shembull i shkëlqyeshëm i profesionalizmit dhe shërbimit vetëmohues në operacionet e shpëtimit përballë të gjitha sfidave që cenojnë sigurinë e qytetarëve të vendit pa dallim.

Image
Pamje nga trajnimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat