Viktima që u godit nga vetura në Drenas ishte veteran i UÇK-së

Aktuale

Viktima që u godit nga vetura në Drenas ishte veteran i UÇK-së

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Një person u godit për vdekje nga vetura pasditën e sotme në rrugën Bardh i madh- Drenas.

I ndjeri është 56-vjeçari Selver Lladrovci, i cili ishte edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, e ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.

Selveri ka qenë veprimtar i guximshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe veteran i UÇK-së, i cili me bindje dhe vetëdije, i takonte rinisë më të vendosur për çlirim. Kontributi i tij atdhetar, do të jetë i paharrueshëm” – tha Lladrovci.

Postimi i plotë: 

Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen e Selverit që vdiq në aksident trafiku

Sonte ne orët e mbrëmjes, në një aksident trafiku në fshatin Dobroshec, ka humbur jetën Selver Lladrovci.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen e Selverit. “Selveri ka qenë veprimtar i guximshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe veteran i UÇK-së, i cili me bindje dhe vetëdije, i takonte rinisë më të vendosur për çlirim. Kontributi i tij atdhetar, do të jetë i paharrueshëm”, ka deklaruar Lladrovci.

Ngushëllime familjes së Selverit! 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat