‘Masa e qortimit’ hyri në fuqi, Njësia Speciale shton patrullimin mbi urën mes Mitrovicës Veriore dhe Jugore - ja thirrja e Sveçlës

Aktuale

‘Masa e qortimit’ hyri në fuqi, Njësia Speciale shton patrullimin mbi urën mes Mitrovicës Veriore dhe Jugore - ja thirrja e Sveçlës

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 00:36 Përditësuar në ora: 10:14 më 01.11.2022
Pamje nga veriu 

Ja si duket fletëqortimi që do të marrin shoferët e automjeteve me targa ilegale (Dokument)

Policia e Kosovës ka bërë publike fletëqortimin që do të marrin vozitësit e automjeteve me targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.

Sipas Policisë, në rastin e shqiptimit të masës qortuese, nga vozitësit do të kërkohet që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.

Fletë qortimet, sipas Policisë do të aplikohet nga zyrtarët policorë në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe në pikat e kalimit kufitar.

Me të shënuar ora 00:00 kanë hyrë në fuqi masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës për targat ilegale që ende qarkullojnë në disa pjesë të Republikës së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka ftuar edhe njëherë qytetarët që posedojnë mjetet me targa ilegale t’i regjistrojnë me ato shtetërore RKS, derisa ka thënë se sipas vendimit ka nisur shqiptimi i masës së qortimit.

“Sot, Policia e Kosovës, në përputhje me vendimin e ri të Qeverisë dhe legjislacionin në fuqi, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale, fillon shqiptimin e masës së qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në cilëndo nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS”, ka shkruar Sveçla në Facebook, menjëherë pasi në kalendar ka shënuar data 1 nëntor.

Ai ka ftuar qytetarët që posedojnë targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS.

Dhe kështu të përmbyllim me sukses këtë proces që kontribuon drejtpërdrejtë në sigurinë publike, sigurinë në trafik dhe kthimin e ligjshmërisë në vend”, ka shkruar tutje ministri i Punëve të Brendshme.

Sveçla ka inkurajuar qytetarët që të mos mbesin peng të grupeve kriminale, por të shfrytëzojnë lehtësirat për t’i regjistruar mjetet e tyre sipas lehtësirave të mundësuara nga institucionet.

Inkurajoj qytetarët që të mos mbesin peng të interesave politike dhe grupeve kriminale, por të shfrytëzojnë të gjitha lehtësirat dhe të regjistrojnë mjetet e tyre në të gjitha Qendrat e Regjistrimit, pa marrë parasysh vendbanimin apo vendqëndrimin”.

Sveçla ka shkruar tutje se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të ofrojë siguri dhe sundim të ligjit në gjithë vendin dhe për të gjithë qytetarët e saj pa dallim.

Njësia Speciale shton patrullimin mbi urën mes Mitrovicës Veriore dhe asaj Jugore

Ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në ato RKS.

Ndërkaq, një patrullë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës është vendosur mbi urën mes Mitrovicës Veriore dhe asaj Jugore.

Pjesëtarët e Njësisë Speciale po kontrollojnë çdo automjet që del dhe futet në Lagjen e Boshnjakëve.

Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet në tri faza, që fillimisht parashihen vërejtjet, ndërsa pas tri javëve edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën.

Duke nisur nga 1 nëntori e deri më 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes.

Nga 21 janari do të ketë targa provuese për dy muaj të tjera, pas të cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë më targa ilegale në qarkullim.

Besohet se në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, qarkullojmë afër 10.000 targa të lëshuara nga Serbia, me akronime për qytetet e Kosovës sikurse PZ, PR, KM e të ngjashme.

Vendimi për targa, fillimisht ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por ishte shtyrë për një muaj, pasi serbët lokalë e kundërshtuan atë dhe ngritën barrikada në veri të Kosovës.

Masa e qortimi në fuqi, Sveçla ka një thirrje për qytetarët me targa ilegale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar në Facebook menjëherë pasi ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit për targat në mënyrë graduale deri më 21 prill të vitit 2023.

Tashmë faza e parë ajo e qortimit ka hyrë në fuqi.

Sveçla ka thënë se “Policia e Kosovës, në përputhje me vendimin e ri të Qeverisë dhe legjislacionin në fuqi, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale, fillon shqiptimin e masës së qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në cilëndo nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS”.

Ai iu a bërë thirrje ede njëherë serbëve të Kosovës që të konvertojnë targat në RKS.

“Ftoj të gjithë qytetarët tanë të cilët posedojnë  mjete të pajisura me targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe kështu të përmbyllim me sukses këtë proces që kontribuon drejtpërdrejtë në sigurinë publike, sigurinë në trafik dhe kthimin e ligjshmërisë në vend”, ka shkruar ai në Facebook.

“Inkurajoj qytetarët që të mos mbesin peng të interesave politike dhe grupeve kriminale por të shfytëzojnë të gjitha lehtësirat dhe të regjistrojnë mjetet e tyre në të gjitha Qendrat e Regjistrimit, pa marrë parasysh vendbanimin apo vendqëndrimin”, ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë shprehur të zhgënyer me Qeverinë e Kosovës për mos zbatimin e kërkesës perëndimore që vendimi për targat të shtyhet për 10 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat