Vdes veterani i LDK-së

Aktuale

Vdes veterani i LDK-së

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri mbrëmë përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë axha i tij, Ymer Muhaxheri

Ai gjithashtu shpërndau një fotografi së bashku me të ndjerin.

”…Vdekja nuk është fjala e fundit Axhë…Faleminderit për krejt,” shkroi i pari i Komunës së Pejës.

Image

Kush ishte Ymer Muhaxheri?

Ymer Muhaxheri kishte lindur më 15.10.1929, ndërsa i kishte shërbyer arsimimit të Kosovës për 40 vjet. Ai kishte qenë profesor i filozofisë.

Ndryshe, Muhaxheri ishte kryetar i LDK’së në komunën e Pejës gjatë viteve të 90’ta dhe gjatë asaj periudhe kohore, tek pjesa dërmuese e qytetarëve pejan kishte autoritetin e krahasuar me atë të presidentit Ibrahim Rugova.

Ndërkaq, ishte zgjedhur edhe deputet në periudhën e parë legjislative të Kuvendit të Kosovës (17.11.2004 – 21.11.2004).

Në vitin 2019 ishte shpallur qytetar nderi në Komunën e Pejës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat