Kica-Xhelili: Është e pakuptimtë sesi me kaq qetësi po trajtohen kritikat amerikane ndaj Kosovës

Aktuale

Kica-Xhelili: Është e pakuptimtë sesi me kaq qetësi po trajtohen kritikat amerikane ndaj Kosovës

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 11:49
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se është e pakuptimtë sesi po pranohen me kaq qetësi kritikat e Departamentit të Shtetit Amerikan.

Ajo përmes një postimi në Facebook i është referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim gradual të vendimit të targave, e jo të ketë shtyrje siç ka kërkuar SHBA-ja dhe BE-ja.

“Një delegacion amerikan me 25 kompani biznesi shkojnë në zyrën e Vuçiq.  Ku është diplomacia dhe lobimi i institucioneve tona”, ka thënë ajo.

“Qetësia me të cilën po i pranojmë kritikat nga Departamenti i Shtetit Amerikan është e pakuptimtë. E njëjtë heshtja lidhur me to”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat