​Deputetët takohen me ambasadorin e Zvicrës

Aktuale

​Deputetët takohen me ambasadorin e Zvicrës

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 12:53
Foto nga takimi

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka zhvilluar takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë me të cilin diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe ndihmën që mund të ofrojë shteti zviceran.

Kryetari i komisionit, Haki Abazi tha se diskutuan edhe për ndihmën që mund të ofrojë shteti zviceran pasi të jetë anëtar në Këshillin e Sigurimit.

Abazi: Me ambasadorin e Zvicrës biseduam për marrëdhëniet bilaterale

“Biseduam për çështje specifike të marrëdhënieve bilaterale, vazhdimin e mandatit të ushtarëve zviceran në kuadër të KFOR-it, gjithashtu për rolin e Zvicrës si një nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit që do të jenë nga 2023-2024 dhe atë ndihmesën që mund të bëjë shteti i zviceran për Kosovën”, tha Abazi.

Ai tha se pozicioni i Zvicrës ndaj Kosovës është miqësor, ka lidhje të jashtëzakonshme në mes të dy vendeve edhe për shkak të numrit të madh të diasporës kosovare atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat