A u informua Albin Kurti për ekzistencën e UÇK-së nga Arian Konomi - Bujar Dugolli i kundërpërgjigjet në këtë mënyrë

Aktuale

A u informua Albin Kurti për ekzistencën e UÇK-së nga Arian Konomi - Bujar Dugolli i kundërpërgjigjet në këtë mënyrë

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 13:53
Arian Konomi

Në një emision televiziv, gazetari Arian Konomi bëri bujë me një deklaratë, ku tha se ishte ai që e kishte njoftuar kryeministrin Albin Kurti dhe ish-deputetin, Bujar Dugolli për ekzistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ishte Fadil Ismaili që më kishte gjetur në Stacionin e Autobusëve dhe nuk më la, bujta atë natë tek familja e tij. Ai pastaj më krijoi kontaktin që unë do të takoja Albin Kurtin. Me Albinin u takuam. Ai ishte personi që së bashku me Bujar Dugollin po drejtonin protestat dhe iu thash atyre që duhet të gjej UÇK’në. Natyrisht, ata nuk kishin idenë shumë të UÇK’së dhe më pas, pastaj kur erdha nga Drenica, Albin Kurtit dhe Bujar Dugollit u tregoja unë për UÇK’në, për Drenicën, për Llaushën, për Rezallën”, deklaroi Konomi.

Por, bazuar në deklaratat publike të Kurtit duket se më i besueshëm është versioni se ai për ekzistencën e UÇK’së ka mësuar nga Adem Demaçi.

Ka qenë vartës i tij në Zyrën e Udhëheqësit Politik të UÇK’së. Asnjëherë në deklaratat e tij publike nuk ka përmendur Arian Konomin si informues të tij për ekzistencën e UÇK’së.

Madje, Kurti figuron edhe në listën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Bujar Dugolli, bashkëpunëtor i Kurtit në Lëvizjes Studentore, i ka reaguar ashpër Konomit.

Dugolli ka thënë se Konomit mund t’i jetë dëmtuar kujtesa.

“Atij mund t’i jetë dëmtuar kujtesa dhe nuk i kujtohen gjërat mirë. Por unë mendoj se kushdo që e njeh veprimtarinë time dhe e dinë se unë për ekzistimin e UÇK-së dhe kontaktet me grupin e parë të Drenicës i kam prej 1992 prandaj të thotë dikush se nuk e ka ditë z.Dugolli por edhe bashkëpunëtorët e tij për UÇK’në mendoj që është një shkarje e madhe sepse s’ka të bëjë asgjë me realitetin”, ka deklaruar Dugolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat