Labi porosit Kurtin: Armatoseni popullatën tonë sepse serbët e Veriut i ke të armatosur

Aktuale

Labi porosit Kurtin: Armatoseni popullatën tonë sepse serbët e Veriut i ke të armatosur

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 15:07
Labinot Tahiri

Ish-deputeti dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri ka bërë thirrje për unitet dhe mbështetje për kryeministrin, Albin Kurti.

Tahiri e ka porositur Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani ta armatos popullatën, pasi sipas tij, serbët e veriut janë të armatosur.

”Kryeministër, e di që je i stërngarkuar por e di mirë se në raport me Serbinë të gjithë Liderët e partive i ke mbrapa’‘, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Mirëdita shqiptar!

Kryeministër, e di që je i sterngarkuar por e dim mirë se ne raport me Serbinë të gjithë Liderêt e partive i ke mbrapa.

Lidhur me këto tituj që i publikova të cilat po vijnê nga Serbia, nuk na mbetët gjë tjetër pos armatimi i popullit tonë.

Pleqët nuk janë kanë budall kur na thoshin:

" Evlad, Serbia flen ditën e punon natën pêr me e marrë Kosovên prap.

Pra, kam një kêrkesë për ju dhe presidenten e vendi?!

Armatoseni popullatën tonë sepse serbet e Veriut i ke të armatosur ,këtë e dini edhe ju.

Shyqyr Zotit që e kemi Naton, Kforin dhe ushtrinë por asnjera nga to nuk e njohin Serbinê siq e njohim ne! Pra të armatoset popullata jonë ashtu siq janë serbet e Kosovës të armatosur nuk do ishte keq.

Diten e mirë kryeministër me një shprehje nga nana ime:

Nana jem më thot çdo ditë kur të dale nga shtepia: Djali jem, tu letofshin punêt se nuk e ke leht çdo ditë rrugëve!

Dhe unë po ju them juve,

Zoti ti letoftë punët se nuk e ke lehtë këtë situatê.

Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat